Une s'punoj per aeroportin dhe as per ndonje shoqeri ajrore, por ama marr vesh nga industria e aviacionit. Hidhi pak nje sy atyre qe kam shkruajtur nder vite.
Meqe po insiston, po te ve me poshte krahasimin midis Rinasit dhe Shkupit. Dhe kjo nuk merr parasysh uljet e cmimeve qe aplikon Shkupi. Kam marre nje avion mesatar me nje numer mesatar udhetaresh (80% i mbushur). Nese ke ndonje kundershtim, po i ve numrat qe t'i shohesh. Burimet jane ata qe vure vete.
Airplane: A320
Seats: 180
Occupied: 144
MTOW (kg): 83000
Cargo (kg): 2880
TIA (EUR)
Landing 700
Ground Handling: 1470
Baggage Handling: 113
Parking: 150
Lighting: 490
Security Fee: 576
Passenger Fee: 1800
Total: 5299
SKP (EUR)
Landing: 637
Ground Handling: 1050
Jetbridge: 105
Parking: 0
Lighting: 0
Security Fee: 936
Passenger Fee: 1642
Total: 4369
Le te themi qe diferenca eshte 900 euro. Kjo ben ndryshimin midis nje fluturimi me fitim apo me humbje.
Sa fitim kujton ti se ben shoqeri ajrore ne Europe per fluturim?
Marrim si shembull easyJet, qe eshte fitim ndryshe nga shume shoqeri te tjera qe jane me humbje. Vitin e kaluar fitoi rreth 475 milione euro dhe beri pak a shume 560 mije fluturime. Mesatarisht i bie qe pak a shume ka fituar 850 euro per fluturim. Kuptohet qe disa fluturime fitojne me shume e disa fitojne me pak ose humbin leke, por mesatarisht eshte 850 euro. Nje difference prej 900 eurosh ben diferencen midis nje fluturimi fitimprures dhe njerit me humbje. Mos kujto qe shoqerite ajrore fitojne miliona per cdo fluturim.
Dhe kjo eshte lidhja midis tarifave te aeroportit dhe cmimit te biletave. Tarifat e larta mbajne larg konkurrencen. Me pak konkurrence, me shume cmimet e biletave. Ti thua qe asnje shoqeri nuk ankohet per tarifat aeroportuale, kur ne fakt te gjithe ankohen, dhe ka shume raste qe edhe nje rritje e vogel tarifash ka cuar ne mbylljen e linjave ajrore.
Ne vere cdo shoqeri ajrore mund te fitoje leke ne Shqiperi sepse cmimet 10-fishohen sepse kerkesat jane me te medha se sa kapaciteti. Qe te mos ndodhe kjo duhet te kete me shume fluturime, por problemi eshte qe ne vere eshte kollaj te besh leke kudo, jo vetem ne Rinas. Keshtu qe shoqerite ajrore do vene fluturime aty ku mund te bejne leke edhe ne vere, edhe ne dimer. Ketu e bejne diferencen tarifat, sidomos ne dimer kur fitimet jane me pikatore.
Gjithsesi situata po ndryshon ngadale, sepse shoqerite ajrore si easyJet apo Wizzair po flutojne ne cdo vend europian tjeter dhe vetem Shqiperia i ka ngelur. Dmth ne jemi mbrapa te tjereve.
Dhe prape edhe tani shohim qe shoqerite ajrore edhe i mbyllin fluturimet per ne Rinas. Shiko Transavia nga Amsterdami. Vete tha qe avionet i kishte plot per ne Rinas por qe nuk bente dot leke, ose bente me pak se ne fluturimet e tjera ku mund ta vinte avionin. Dhe ti thua qe tarifat s'kane te bejne fare me kete?
Te falenderoj qe me ne fund diskutimi kaloi nga linja bajate e lajmeve dhe fyerjeve personale, tek arsyetimi konkret nese tarifat e TIA jane ato qe realisht shkaktojne cmime kaq te larta.
Duke te thene qe une nuk kam lidhje as me TIA dhe as me kompanite ajrore, si dhe nuk e kam shume te qarte strukturen e kostove, thjesht shikoj numrat nga jashte dhe realisht nuk me duket qe "fajtori" kryesor per cmimet e biletave eshte TIA.
Duke i marre shifrat e postuara te sakta, megjithese ka disa pasaktesi te vogla si psh tarifa per cdo pasagjer ne TIA llogaritet 5€ per femijet deri 12 vjeç, si dhe tarifa e parkimit ne Shkup eshte falas vetem per 4h., nderkohe qe ne Rinas eshte llogaritur per 24h, sinqerisht nuk e di sa paguajne avionet qe vijne e ikin, gjithesesi, sipas perllogaritjeve me siper, diferenca ne cmimin e biletes eshte:
(5299-4369) / 144 = €6.46
Pra, te themi nese nje bilete nga Shkupi do kushtonte €19.9, nga Tirana duhet te kushtonte €26.36
Para disa muajsh, m'u desh te shkoja ne Viene. Cmimi i biletes 10 dite para nisjes me Austrian ishte €800(direkt), ndersa me Adria €360(me ndalese ne Ljubljane)
Pra eshte e qarte qe kompanite ajrore jane ato qe, duke shfrytesuar kerkesen e larte per bileta nga shqiptaret, ngaqe kemi shume pak mundesi te tjera udhetimi, rrisin cmimet ne menyre abuzive.
Por, realisht me duket se situata eshte permiresuar me futjen e linjave Low Cost dhe me rritjen e numrit te fluturimeve, keshtu qe te shpresojme qe cmimet qe WizzAir po aplikon me Vienen dhe Londren(€40 vajtje-ardhje) te behen normalitet.