Per te vazhduar ilustrimin ...
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura arsimore
Vetem ne Tirane jane ndertuar dhe po ndertohen dhjetra shkolla:
“Betim Muço”, Ardian Klosi”, shkolla Kosova, “Hoxha Tahsim”, “Servete Maçi” etj.
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura shendetesore
Jane ndertuar apo rikonstruktuar me dhjetra spitale(me i fundit spitali kirurgjik F Shiroka)
Po shkon ne cdo fshat qendra shendetesore. Me nje kerkim ne google dalin qsh te reja ne Vuno, Maqellare, Shupenze, Gostime e me dhjetra te tjera
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura policore
Roli i policit ka filluar te ndryshoje, megjithese me shume veshtiresi
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura sportive
Jane ndertuar tre stadiume (nje nga themelet) ne Tirane, Elbasan dhe Shkoder
Po ndertohen ne Fier, Kukes mesa di une
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura urbane
Jane rikonstruktuar qendrat e thuajse cdo qyteti, qyteze, madje dhe fshatra
-Korce, Vlore, Puke, Ulez, Gjirokaster, Berat, Erseke, Permet, B. Curri, Has, Vuno, Dhermi, Sarande etj. etj.
Nuk eshte bere asgje. Infrastruktura kulturore
Eshte rikonstruktuar TKOB, eshte ndertuar arTurbina, eshte rikonstruktuar dhe hapur per publikun kalaja e Lezhes dhe site te tjera arkeologjike(Antigonea psh), jane rikonstruktuar me dhjetra kisha te vjetra
Nuk eshte bere asgje. Sherbimet publike
Jemi nga te paktat vende qe nje shumice dermuese sherbimesh publike i kemi kaluar online(shih e-Albania per reference)
Nuk eshte bere asgje. Drejtesia
Eshte ndermarre reforma me e thelle ne drejtesi e udhehequr nga USA dhe Europa. Per rezultatet jam dakord qe nuk kane ndodhur, por nuk mund t'ia atribuosh qeverise
Nuk eshte bere asgje. Energjia
Sa shpejt harruam qe deri ne 2013 kishte me mijera qytetare dhe biznese qe nuk paguanin ndersa sot OSHEE del me fitime miliona eur qe investohen.
Nderkohe jane hapur hidrocentralet e Banjes dhe Moglices (merite kane dhe qeverite e meparshme), ka filluar puna per parqe fotovoltaike, si dhe hidrocentrali i Skavices.
Nuk besoj se mund te behet me shume ne kete drejtim
Nuk eshte bere asgje. Kontrolli territorit jane po njesoj
Tani nuk na e mban te lyejme shtepine se te vjen policia per 2 min ne shtepi. Para ca vitesh beje c'te doje, jo vetem ne pronen tende, por dhe ne te tjereve.
...te pakten Saliu beri rruget!
Bravo i qofte per ngulmimin per te bere rrugen me Kosoven me cdo cmim, duke paguar dhe harace gjeopolitike.
Po keshtu per rrugen Fier-Vlore. Ndoshta harroj ndonje rruge tjeter te mbaruar, por shume te tjera qe u nisen, mbaruan ose po mbarojne tani (sic eshte edhe normale per vepra te medha infrastrukturore):
Tirane-Elbasan, Plepa-Rrogozhine, Qafe-Thane - Pogradec, Qukes-Q.Plloce, etj.
Tani qe po i listoja(me cfare me vjen nder mend), sinqerisht mendoj se shume eshte bere ne 20 vitet e fundit, nga cdo qeveri