SkyscraperCity Forum banner
1 - 13 of 13 Posts

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #1 ·
Acronym: ADRI-SEAPLANES
Title: Implementing Seaplanes System in Adriatic Basin
Call: Ordinary projects 1st call
Priority: 3
Measure: 3.2 Sustainable mobility systems
Total budget: € 2.319.000,00
IPA contribution: € 1.971.150,00 (85,00%)

Description: ADRI-SEAPLANES aim is to create the best conditions for the set up of stable connections through a common seaplane system.
The Adriatic areas of Italy, Greece, Albania, Croatia and Montenegro, in fact, even if very closed in terms of nautical miles, are linked only through the maritime system and not by direct air connections. This condition allows only
the reach of the countries involved with a lack of time, situation that affect the establishment of stable economic relations. The maritime routes, in fact, are covered only through the commercial relations between the main international Adriatic ports through RO/PAX vessels with a period of travel, sometimes, more than ten hours.

Seaplane transport is very common and used in some area of the world, and the Adriatic basin offer an important network, constituted by its Ports in order to introduce a new seaplane system. Through the project, in fact, partners intends to develop an alternative and faster way of transport through the set up of a stable seaplane connection, through the following steps:

1) Harmonization of the conditions at normative, operational and structural level in order to facilitate investments from all the European countries.
2) Give ports the small infrastructural level, supported by the mandatory investments related to security in order to obtain the status of water airports.
3) Involvement of the private sector in the activities,
as indirect beneficiaries of project results.
4) Support at political, instritutional and operational level of the newly established seaplane system through the set up of an Adriatic seaplane Steering Committee, whose aim is also to enlarge the network of seaplane also to other Adriatic Ports.

The results of the project are the reinforcing of Ports services and facilities through the offer an alternative way of transport, in order to make ports more competitive, to streghten the commercial and business relations in the project
area.

A pilot project is foreseen, which intends to test the functionality of the common normative and operational activities through the charter of a seaplane.
In order to improve the seaplane system, an on-line common booking service is foreseen. The involvement of stakeholders and operators in the development of the project intends to spread in project area the use of seaplanes instead of airplanes or boats.

Seaport Project Concept Design:






Beneficiary: Port of Vlore
Country: ALBANIA
Phone: 00355 33 222 89
Total budget: € 174.500,00

 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #2 ·
BE financon një port hidroplanësh në Vlorë:

Bashkimi Evropian do të financojë projektin e ndërtimit të një porti hidroplanësh në gjirin detar të Vlorës. Drejtorja e portit të Vlorës, Fato Nuredini, tha se projekti do të konkretizohet në bregdetin në afërsi të ndërtesës së Akademisë së Marinës, që është përcaktuar dhe përzgjedhur si mjedisi më i favorshëm dhe me parametrat e duhur.

“Porti i Vlorës ka fituar të drejtën e projektit të ndërtimit të portit të hidroplanëve, pas një procesi përgatitor që ka nisur prej vitit 2009 e në vazhdim, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë”, – sqaron Nuredini. Sipas saj, porti i hidroplanëve është pjesë e një projekti më të gjerë rajonal, që synon implementimin e transportit me hidroplan në zonën e Adriatikut, ku përfshihet edhe provinca e Teramos (Itali). Projekti në nivel rajonal ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e një alternative transporti më të shpejtë, përmes vendosjes së një linje të qëndrueshme me hidroplanë, që aplikohet për herë të parë në vendin tone, duke përfshirë edhe sektorin privat. Për këtë qëllim është krijuar dhe një Komitet Drejtues për Hidroplanet në Zonën e Adriatikut dhe portet përkatëse.
Aktorë dhe partnerë të këtij projekti rajonal do të jenë përveç portit të Vlorës dhe provincës së Teramos dhe rajonit të Pulias edhe portet e Barit dhe të Brindisit (Itali), ENAC (Aviacioni Romë), Ministria e Transportit e Malit të Zi, porti i Pulas (Kroaci), Prefektura e Korfuzit (Greqi).
Me këtë investim, që realizohet në kuadrin e projektit të basenit të Adriatikut për transportin me hidroplanë, parashikohet të ofrohet brenda këtij viti ose fillimit të 2014-ës, një mundësi alternative për lëvizjen e udhëtarëve, turistëve, mallrave.
Në fondin e përgjithshëm, 15 për qind e vlerës do të jetë bashkëfinancim i portit të Vlorës.
Me këtë mundësi, do të ndiqet një përvojë e konsoliduar në këtë lloj transporti që aplikohet në Kroaci e Greqi dhe që është në proces konkretizimi edhe në vende të tjera evropiane.

Projekti është në një fazë të avancuar, që pritet të përmbyllet me përfundimin e dokumentacionit përkatës, shpalljen e tenderit dhe përzgjedhjen e firmave fituese, që do të realizojnë punimet.
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #3 ·
Presidenti i Entit Portual te Giulianova-s pas Workshopit te fundit deklaroi se projekti pilot nis zbatimin ne Giulianova duke filluar nga fundi i Qershorit te ketij viti.

Nderkohe kompania Adri Seaplanes ka shpallur destinacionet dhe çmimet perkatese, pa bere te ditur nje date zyrtare te fillimit te fluturimeve gjithsesi:



:cheers:
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #5 ·
Projekti ne pergjithesi eshte ne stad te avancuar.

Ne portin e Giulianova-s po behet nje investim i konsiderueshem ne infrastrukture, qe do te kerkoje 6-7 muaj pune e per momentin do te perdoret nje mol turistik ekzistues.

Ne portin e Brindisit infrastruktura eshte pothuajse gati, kurse porti i Pula-s (Kroaci) ka vite qe e ka infrastrukturen per ankorimin e hidroplaneve, por venia ne pune nuk u be kurre realitet.

Ne portin e vlores dhe Bar-it (Mali i Zi) punimet jane akoma ne fazen e tenderimit.

Nga ana tjeter eshte edhe nje kuader i tere ligjor qe duhet aprovuar.

Nese Italia, Kroacia e Greqia kane eksperience shume vjeçare ne kete lloj transporti, per Shqiperine e Malin e Zi eshte diçka totalisht e re, e kam frike mos zvarriten punet me burrokraci te pa fundme...

Kurse punimet nuk kane pse kerkojne me shume se 40-60 dite, pasi moli tek shkolla e marines ekziston, duhet nje platforme ankorimi e nje 'kulle komande' qe perdor sinjalin radio me frekuence te shkurter, asgje e ekzagjeruar.

Nuk e di pastaj si do te zgjidhet puna e doganes, nese do te perdoret ajo ekzistuese e portit te Vlores, apo do te mendohet ndonje opsion tjeter !!

Te shofim çfare do qullosin !!
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #6 ·
Eshte perzgjedhur hidroplani i tipit Twin Otter per testet e para te udhetimeve pan-adriatike, te cilat sipas burimeve nga provinca e Teramo, do te nisin me aksin Giulianova - Pula ne date 1 Korrik, por nuk ka akoma nje dokument zyrtar qe verteton dhenien e liçences per autoritetin portual nga Enti Kombetar i Aviacionit Civil.


Dall'altra parte dell'Adriatico in idrovolante | Twin Otter Seaplane di AlbanPOLIMI-2012, su Flickr
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #7 ·
Adri Sea Planes Dal mare si vola sull'Adriatico e l'Abruzzo


Il presidente della Provincia di Teramo, Valter Catarra, l'assessore Di Giacinto, hanno illustrato le iniziative messe in campo con il progetto Europeo Adri Sea Planes per consentire la realizzazione di una linea di collegamento fra le due sponde Adriatiche con il servizio di idrovolanti.
 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #8 ·
U inaugurua diten e hene, ne menyre simbolike me futjen e Kroacise ne BE, fluturimi i pare me hidroplan ne kuader te projektit Adri-Seaplanes nga Giulianova ne Pula te Kroacise. Ne bord ishin drejtuesit rajonal te provinces se Teramo-s qe u nisen nga porti i Giulianova drejt Pulas duke u kthyer perseri, ne vetem 1 ore udhetim (qe me traget zgjat nja 7) e me komoditet maksimal!! :cheers: Fillim i mbare!! Por akoma s'e kam kuptuar çfare eshte bere ne Vlore per krijimin e infrastruktures!! :dunno:





 

·
Registered
Senàtor ad vitam
Joined
·
6,823 Posts
Discussion Starter · #9 · (Edited)
VLORE - Portit të Vlorës i shtohet hidroplani i parë, çka krijon mundësinë e një alternative transporti më të shpejtë mes Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Hidroplani është ulur në detin e Vlorës dhe vjen si një projekt ndërkufitar “Adriatik IPA” i Bashkimit Europian. Në këtë ceremoni morën pjesë konsulli i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio, drejtoresha e Portit të Vlorës, Fato Nuredini, dhe personalitete të tjera të pushtetit vendor.

Bergesio e vlerësoi këtë si një mundësi të mirë bashkëpunimi për të gjitha vendet që përfshihen në këtë projekt.

Është një mundësi e mirë për të gjitha vendet që përfshihen në këtë projekt. Mendoj se është një iniciativë shumë interesante, sepse mund të kombinohet me projektin e konstruksionit të Portit të Vlorës. Sikurse dihet, afatet e këtij projekti po mbarojnë këto ditë. Unë do të jem në kontakt të vazhdueshëm me specialistët për të kuptuar dhe për të parë mundësinë nëse në projektin e ri mund të bëhen modifikime për rrjetin e hidroplanëve”, tha konsulli Bergesio.

Nga ana tjetër, drejtoresha e portit të Vlorës tha se zbatimi i këtij projekti u jep më shumë mundësi edhe qytetarëve dhe vizitorëve të huaj në Vlorë.

Hidroplani mbërriti në portin e Vlorës me një kapacitet me 9 persona në bord. Ky projekt ka për qëllim të zgjerojë projektin edhe me porte të tjera në Adriatik.



7 Korrik 2013
 
1 - 13 of 13 Posts
This is an older thread, you may not receive a response, and could be reviving an old thread. Please consider creating a new thread.
Top